DYLON

Fillojnë punën Noterët e ri për Gjilan, Viti dhe Kamenicë

Fillojnë punën Noterët e ri për Gjilan, Viti dhe Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka mirëpritur në takim Noterët të cilët kanë kaluar fazat përfundimtare procedurale pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe të cilët nga data 07.04.2025, fillojnë angazhimin e tyre pranë Zyrave dhe Komunave përkatëse.

Kryetari i Gjykatës iu uroj noterëve të sapo-emëruar suksese dhe punë të mbarë në këtë rrugëtim të ri profesional i cili – siç u shpreh Kryetari është i një rëndësie të veçantë dhe kontributdhënës në mbarëvajtjen e proceseve juridike në komunat në të cilat janë emëruar.

EkoHigjiena

Noterët e sapo-emëruar, në prani të Kryetarit të Gjykatës, kanë bërë deponimin e vulave, vulave të thata dhe nënshkrimeve, ashtu siç legjislacioni në fuqi përcakton. Mbi këtë bazë, Kryetari i Gjykatës ka nxjerrë vendime për secilin prej tyre me të cilat është aprovuar kërkesa për deponim, është lejuar dhe vërtetuar deponimi.

Noterët e sapo-emëruar të cilët kanë bërë deponimin e lartpërmendur e që kanë filluar punën janë:

Fadil Sinanaj, Haki Haziri, dhe Endrit Ajeti janë për juridiksionin e Komunës së Gjilanit, Liridona Sadiku, Adnan Imeri për Komunën e Vitisë, ndërsa Gentiana Morina, Yllka Malaja – Kallaba dhe Erdon Gjinolli për Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/