Fillojnë punën 37 zyrtarë të rinj në gjyqësorin e Kosovës
Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për ankesa, sot janë nënshkruar aktet e emërimit për tridhjetë e shtatë (37) zyrtarë të rinj në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.
Struktura e të emëruarve përfshin: 13 zyrtarë ligjor, 6 zyrtarë për përkthime, 1 zyrtar për shpenzime, 1 zyrtar për të hyra gjyqësore, 2 zyrtarë të logjistikës, 5 zyrtarë për teknologji informative, 1 zyrtar për statistika, 1 zyrtar i personelit, 2 zyrtarë për transport, 3 asistent për shërbime të sigurisë dhe 2 asistent teknik të kontrollit të objektit.
Këshilli mbetet i përkushtuar për përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore dhe krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke siguruar që proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit të zhvillohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë, transparencës, objektivitetit dhe meritokracisë. /2LONLINE/
