DYLON

Fillojnë punën 37 zyrtarë ligjorë në gjykatat e Republikës së Kosovës

Fillojnë punën 37 zyrtarë ligjorë në gjykatat e Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për ankesa, sot janë nënshkruar aktet e emërimit për 37 zyrtarë ligjorë në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Nga gjithsej 37 zyrtarë ligjorë të emëruar, 33 janë femra dhe 4 meshkuj. Në kuadër të këtij procesi janë emëruar edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë, përkatësisht dy (2) nga komuniteti serb, dy (2) nga komuniteti boshnjak dhe një (1) nga komuniteti turk.

EkoHigjiena

Këshilli mbetet i përkushtuar në zbatimin e përpiktë të detyrimeve ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.