Me qëllim të një organizimi sa më të mirë të Manifestimit për nderë të Festës së Zojës së Madhe, i cili është tradicional e mbahet çdo 15 gusht, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të policisë, KFOR-it, kishave katolike në Letnicë e Stubëll dhe drejtor të drejtorive komunale.
Në këtë takim, u ndanë përgjegjësit rreth organizimit në aspektin e sigurisë, si dhe atë të ofrimit të shërbimeve komunale për vizitorët që do të jenë prezentë gjatë ditëve të kësaj feste.
Haliti ka theksuar përkushtimin institucional për mbarëvajtjen sa më të mirë të festës së Zojës së Madhe në Letnicë.