Autoritetet policore të Kosovës njoftojnë se pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes dy drejtorëve të dy policive (Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit), për patrullime të përbashkëta në disa akse rrugore sot, më 1 korrik 2021, filloi së zbatuari ky memorandum.
Sot, grupi i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga PK-ja, do të fillojnë patrullime në territorin e Republikës së Shqipërisë, pastaj do të vazhdohet me grupet tjera.
Vëmendje: për të gjithë drejtuesit e automjeteve (jo vetëm për ata që shkojnë në Shqipëri), të respektohen rregullat dhe shenjat e trafikut, të kihet kujdes maksimal në sigurinë në trafik. Respektimi i rregullave dhe kujdesi në trafik, shpëton jetë! /2LONLINE.com/