Në shtëpinë e shëndetit në Preshevë kanë filluar ndërtimet e egra brenda objektit pa lejen e drejtorit të këtij institucioni shëndetësorë. Bëhet fjalë për zyrën e zëvendësdrejtorit Driton Salihu, të cilit persona të panjohur kishin filluar punimet ditën e Shtunë (22 Tetor) në korridorin e shtëpisë së shëndetit.
Mirëpo pas reagimit të Reshat Ymerit, drejtor në këtë institucion punimet janë ndaluar dhe rasti është paraqitur në organet e policisë lokale në Preshevë të cilët kanë vëzhguar zhillimet në terren, shkruan Titulli.com.
“Më erdhe lajmi se ishte duke u ndërtuar një zyrë për zëvendësdrejtorin dhe unë paraqita rastin në polici se po bëhen ndërtime pa lejen time dhe inspektorit të ndërtimtarisë. Ai ka kërkuar edhe më herët zyre por unë i kam thënë se në vendin e filluar nuk mundet mu ndërtue sepse hapësira është e vogël”, tha mes tjerash Reshat Ymeri.
Ai është shprehur se nuk do të lejojë ndërtimin e çfarëdo zyre pa lejen adekuate brenda isntitucionit që ia drejton dhe se personi në fjalë që po këkron zyre e ka ambientin e vet të punës sikur të gjithë të tjerët.
Ky është rasti i parë që ndodhë në qeverisjen e re lokale në Preshevë që shpeshherë zotohet në transparencë ndaj punës dhe qytetarëve.
video