Në Kamenicë, Inspektorati komunal ka filluar inspektimet në teren për largimin e produkteve me mbishkrime anti-kushtetuese.
Ky aksion është bazuar pas vendimit që është marrë ditën e djeshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Deri në largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovë e Metohi”, ky aksion do të vazhdojë.
Sipas inspektoratit, bizneset/tregtarët, të cilët nuk bashkëpunojnë dhe nuk i’u binden urdhëresave të Inspektoratit, ndaj tyre do të merren masa ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi.