DYLON

Fillojnë aktivitetet në Kamenicë për të shënuar 19 nëntorin- Ditën Botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve

Fillojnë aktivitetet në Kamenicë për të shënuar 19 nëntorin- Ditën Botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës ‘’Isa Kastrati’’ është mbajtur një punëtori me nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta të Komunës së Kamenicës për të shënuar 19 Nëntorin, Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit ‘’Së bashku kundër abuzimit të fëmijës’’ që është duke e implementuar organizata Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me organizatën Qendra për Studime të Avancuara (FIT) si dhe në bashkëpunim me komunën e Kamenicës që nga muaji shkurt i vitit 2020. Projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

EkoHigjiena

Koordinatori i projektit për komunën e Kamenicës nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Rexhep Arifi, tregoi se nga data 1 – 5 nëntor 2021, nxënësit e të gjitha shkollave të mesme të ulëta të komunës së Kamenicës, së bashku me psikologët dhe mësimdhënësit e artit figurativ dhe edukatës qytetare, janë angazhuar që të përgatitin vizatime, mesazhe dhe ese të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për rëndësinë e parandalimit të abuzimit të fëmijëve.

Këto punime janë prezantuar gjatë punëtorisë nga nxënësit e shkollave dhe është zhvilluar një debat për rëndësinë e raportimit të rasteve të abuzimit.

Menaxherja e projektit znj. Ardita Kabashi nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) ishte tejet e kënaqur me punimet dhe prezantimet e nxënësve dhe inkurajoi nxënësit që të vazhdojnë të bëhen zëri i shoqërisë për të parandaluar dhe raportuar rastet e abuzimit si dhe ofroi mbështetjen e plotë në të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve.

Aktiviteti i radhës do të realizohet në sheshin e qytetit të Kamenicës, me datën 19 nëntor 2021, ku nxënësit do të zhvillojnë një fushatë sensibiluzuese për të shënuar Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.