DYLON

Filloi vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së

Filloi vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 të stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, përfshirë mjekët, infermierët si dhe stafin administrativ dhe mbështetës të saj.

Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të përcjellur nga afër realizimin e vaksinimit, sot ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga ana e drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj dhe shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj. Dr. Tahiraj me stafin përgjegjës të qendrës përkatëse e informuan ministrin Mehaj me sistemin dhe procedurat e realizimit të vaksinimit në këtë qendër.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për nivelin e lartë të organizimit të fushatës si dhe shprehu kënaqësinë për fillimin e vaksinimit me prioritet të personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së duke pasur parasysh specifikat e angazhimit të tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive profesionale brenda FSK-së si dhe përballjen direkte me sfidat e pandemisë gjatë aktiviteteve dhe operacioneve në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në çdo kohë dhe situatë.

Procesi i vaksinimit të personelit mjekësor të FSK-së do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme krahas vaksinimit të personelit mjekësor të sistemit shëndetësor të vendit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.