DYLON

Filloi sot asfaltimi i rrugës Gërmovë-Goshicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore të cilat janë në realizim e sipër në lokalitetet të ndryshme të komunës së Vitisë, sot ka kanë filluar punimet në asfaltimin edhe të rrugës që lidh mes veti fshatrat Gërmovë dhe Goshicë.

Me rastin e fillimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë inspektuar sot punimet e sapo filluara. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të realizoj projekte infrastrukturore jo vetëm për të siguruar qarkullimin e lirë të banorëve, por edhe për të lidhur mes veti fshatrat e Komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

“ Jemi të vendosur që të krijojmë kushte qytetarëve të komunës sonë, që të kenë më të lehtë lëvizjen, dhe se një projekt i tillë i një rëndësie të veçantë është edhe ky i ditës së sotme që lidh fshatrat Gërmovë-Goshicë”, tha Haliti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.