DYLON

Filloi shpërnndarja e patentë-shoferëve ndërkombëtarë

Filloi shpërnndarja e patentë-shoferëve ndërkombëtarë
Avatar photo Redaksia

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot edhe zyrtarisht ka filluar të ndajë patentë-shoferët ndërkombëtarë.

Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë: z. Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil(ARC), z. Bekim Hoxha.

Me këtë rast shefi i kabinetit, z. Bajram Gecaj, theksoi se me aktin e sotëm të shpërndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, po tregojmë përkushtimin dhe avancimin e ARC-së dhe MPB-së në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Ai tha se ky patentë-shoferë do të ju hyjë në punë qytetarëve në disa shtete, deri në njohjen ndërkombëtare të Patentë-shoferëve sipas konventës ndërkombëtare, për të cilin për ta realizuar Republika e Kosovës duhet të jetë pjesë e OKB-së.

“Ne jemi duke bërë përpjekje individuale me shtet ku e kemi të koncentruar komunitetin tonë, si me Italinë, Gjermaninë dhe Austrinë, për të arritur marrëveshje individuale me këto shtete për njohje të patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ju mundësojmë diasporës tonë që të kenë qasje më të leha në këto shtete me dokumente të Kosovës”, Gecaj.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha, vuri në dukje se me aktin e sotëm po tregohet një vazhdimësi e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës dhe ndarja e patentë-shoferit ndërkombëtarë është në trendet ARC-së dhe MPB-së në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se prej njoftimit për fillimin e prodhimit të patentë-shoferëve ndërkombëtare, deri më tani rreth 500 qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur më këtë dokument.

Në fund Hoxha ka thënë se në kuadër të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës, nga java e ardhshme do të fillojnë shërbimet për vulat apostile edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe nuk do të jetë e koncentruar vetëm në Prishtinë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.