DYLON

Filloi shpërndarja dhe mbjellja e fidanëve të Vishnjës

fidanëve të Vishnjës
Avatar photo Redaksia

Ka filluar sot shpërndarja dhe mbjellja e fidanëve të vishnjës për përfituesit vitias në kuadër të projektit “ Vishnje 2017” që realizohet në bashkëpunim të Komunës së Vitisë, USAID-it Amerikan dhe “ Calabria sh.p.k” nga Gjilani.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe përfaqësues të këtij projekti nga USAID-i kanë vizituar disa nga fermerët përfitues të lokaliteteve të ndryshme të cilët kanë filluar me mbjelljen e fidanëve të Vishnjës.

Përndryshe me këtë projekt parashihet që në territorin e kësaj komune të mbillen deri në 50 ha vishnje.

EkoHigjiena

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti fermerët përfitues do të ju sigurohet edhe sistemi i ujitjes.

Gjatë ditës së sotme Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi kanë zhvilluar edhe disa vizita tek fermerët blegtoral ku për së afërmi u informuan rreth punës që ata bëjnë në këtë sektor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.