DYLON

Filloi riasfaltimi i rrugës Viti-Ramnishtë-Letnicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rruga e cila lidhë qytetin e Vitisë me fshatrat Ramnishtë dhe Letnicë ishte cilësuar si një ndër rrugët më të dëmtuara por sot falë një investimi të Ministrisë së Infrastrukturës ka filluar të riasfaltohet një pjesë e kësaj rruge por edhe të riparohet pjesa dërmuese e saj.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar. Ndërkaq qytetarët e kësaj pjese u shprehen të kënaqur që më në fund është ndërhyrë në përmirësimin e gjendjes së rrugës duke potencuar se për shkak të gropave dhe gjendjes shumë të keqe që ka qenë kjo rrugë kanë ndodhur aksidente të shumta të komunikacionit. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.