DYLON

Filloi realizimi i projektit të ujësjellësit përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për gjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit” ka filluar së realizuari projekti i shtrirjes së ujësjellësit në të dy anët e rrugës. Ndonëse në këtë pjesë ka ekzistuar rrjeti i ujësjellësit, ky projekt ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të ujit ngase gypat aktual do të jenë më të gjerë se ata që ishin deri më tani.

Për të parë nga afër punimet që po bëhen në këtë projekt i cili financohet nga kompania regjionale e ujit “Hidromorava”, sot ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi. Ditë më parë në këtë rrugë ka filluar edhe realizimi i projektit të trotuarit për këmbësorë./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.