DYLON

Filloi punën Komisioni për Hartimin e Rregullores për Transparencë në Kamenicë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ne kuadër të projektit OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e parë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparence me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë ku u diskutua draft-propozimi i parë i Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin ne fuqi. OJQ-ja NOPM është e angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje. Ky takim i punës ka pasur për qëllim diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të parë të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit nuk do të mungoje, jemi të gatshëm për harmonizimin e Rregullores për Transparencë duke i pa edhe praktikat e komunave tjera, besojmë se do ti a dalim në takimet e tjera me qëllim që ta kemi një draft- rregullore të mire e cila i ka munguar komunës sonë.

EkoHigjiena

Takim i punës ka qenë një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema: Pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare. Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.

Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM)./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.