/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar fillimin e punimeve të projektit trajtimi i ujërave të zeza në fshatin Roganë. Sinani tha se realizimi i këtij projekti ka qenë i domosdoshëm sepse gjatë reshjeve të shiut uji ka qenë një pengesë për shumë familje gjë që ka vështirësuar edhe lëvizjen e automjeteve në rrugën kryesore në fshat.
“Përveç trajtimit të ujërave të zeza ne po e rregullojmë edhe qarkullimin e ujit atmosferik, realizimi i këtij projekti ka qenë edhe njëri ndër prioritetet e qeverisjes komunale për Roganën, ne do të vazhdojmë me projekte të tjera”, ka thënë Sinani.
Isa Kryeziu kryetar i këshillit të fshatit Roganë dhe Adil Rrudhani, kanë shprehur falënderim për realizimin e këtij projekti/ “Ne si lokalitet jemi të kënaqur me realizimet dhe premtimet e dhëna dhe në emër të qytetarëve të Roganës ju falenderojmë për punët e kryera dhe punët që po i bëni për fshatin tonë”, kanë thënë ata. /2L ONLINE/