DYLON

Filloi implemtimi i projektit “Aftësitë për punësim Rural”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot edhe zyrtarisht ka filluar implementimi i projektit të Qeverisë Zvicerane, të implenetuar përmes organizatës HELVETAS, “Aftësim për punësim Rural”. Në lansimin e këtij projekti mori pjesë nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi.
Nënkryetari Matoshi në fjalën hyrëse ka falënderuar qeverinë zvicerane e cila është prezente në Kamenicë përmes disa projekteve shumë të rëndësishme.

“Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht edhe menagjerin e projektit Luan Hoti, pastaj zyrtarët e e tjerë që ishin me ne gjatë viteve të kaluara në fazën e parë të këtij projekti, përmes të cilit shumë familje kamenicase krijuan vende të reja të punës dhe u trajnuan në sfera të ndryshme. Ky projekt që po lansojmë sot është shumë praktik dhe shumë i nevojshëm për Kamenicën, përmes tij të rinjët kamenicas do të jenë shumë më afër vetpunësimit dhe ky është edhe njëri ndër synimet kryesore të qeverisjes lokale. Ne si komunë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me projektin përmes drejtorive tona komunale por edhe përmes involvimit të drejtpërdrejt të zyrës së kryetarit saherë që të jetë e nevojshme për të avansuar më tutje qështje në interes të zhvillimit të ekonomisë dhe hapjes së mundësive për vende të reja të punës” tha Nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Prezantimin e projektit trë ardhshëm tre vejqar e bëri menaxheri Luan Hoti, ndërsa për secilën nga komponentat e projektit folën zyrtarët e e HELVETAS. Luan Hoti menaxher i këtij projekti duke folur mbi këtë projekt ndër tjerash tha se synim kryesor është rritja e të ardhurave dhe krijimi i mundësive për punësim të të rinjve.

“Caku kryesor është i këtij projekti janë të rinjtë prej 15 deri 35 vjet me qëllim që të kenë mundësi më të lehtë që të gjenerojnë të ardhura dhe të gjejnë punësim më të lehtë.”tha Hoti.

Ai sqaroi se përfitues i këtij projekt po ashtu synojnë të jenë 50% gra dhe 25 përqind të jen komuniteti pakicë.
Hoti tha se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Kamenicës por edhe me Grupet e ndryshme të interesit. Ky projekt do të jetë trevjeçar. /2L ONLINE/