DYLON

Filloi festivali “Flakadanit i Karadakut 2016”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sonte në Viti, është hapur edicioni i 15-të i festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare, ngjarje kjo që mbahet në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut”.
Festivalin e sivjetmë, e shpalli të hapur drejtoresha për Kulturë Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, e cila ka theksuar se ky eveniment i këngës dhe valles, ka shndërruar Vitinë si qendër të bashkimit të shqiptarëve ku do që jetojnë ata.

Nata e parë e Festivalit Flakadani i Karadakut 2016, është karakterizuar me paraqitjen e 3 ansambleve garuese: Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Luginës” nga Bujanovci, Ansambli Xhavit Haziri nga Obliqi dhe Ansambli pakem nga Bursa e Turqisë , ndërkohë që me këngë e valle nga repertori i saj u paraqitën edhe anëtarët e Ansamblit Kemajl Azizi nga Vitia. Festivali do të vazhdoj edhe në dy netët e ardhshme me prezantimin e grupeve tjera. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.