DYLON

Filloi bartja e kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë tek Odat e profesionistëve

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani u ka dorëzuar sot kryetarëve të katër Odave të profesionistëve shëndetësor: Odës së Stomatologëve; Odës së Farmacistëve, Odës së Infermierëve dhe Odës së Fizioterapeutëve vendimin për bartjen e kompetencave për çështjet etike dhe Edukimin e Vazhduar Profesional.

Oda e Mjekëve ndërkaq, do ta mbajë nesër Kuvendin e saj dhe nëse arrin të miratojë disa prej dokumenteve dhe rregulloreve të saj, këto kompetenca kësaj ode do t’i barten javën tjetër. Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se kjo ditë është e rëndësisë së jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor të Kosovës, sepse po fillon një etapë e re me bartjen e kompetencave për çështjet etike dhe edukimin e vazhduar profesional tek odat profesionale.

EkoHigjiena

“Këto kompetenca që po ua bartim sot, Odat do të vazhdojnë t’i ushtrojnë prej një korrikut, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit, procesi i licencimit dhe ri-licencimit do të bëhet së bashku nga Ministria dhe Odat dhe çdo licencë e re që do të lëshohet do ta ketë nënshkrimin e Ministrit , por edhe të kryetarit të Odës deri në fund të dhjetorit”, tha Ministri Rrahmani.
Ai theksoi se bazuar në kompetencat ligjore, Ministria do ta mbikëqyrë punën e odave në periudhën e ardhshme tre vjeçare, ndërsa Ministria do të punojë ngusht me odat që gradualisht atyre t’ua bart edhe përgjegjësitë e tjera.

Në emër të kryetarëve të Odave, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kujtim Shala tha se procesi i themelimit të odave dhe bartjes së kompetencave është mjaft kompleks dhe sfidues, shoqërohet edhe me fërkime objektive të pritshme, porse arritja në këtë fazë është një sukses i përbashkët që duhet të vazhdohet me angazhime të gjithëve. “ Kemi pasur mjaft sfida edhe ne si Oda edhe Ministria, por besojmë se jemi duke shkuar në rrugën e duhur”, tha profesor Shala.

Më skeptike ndërkaq ka qenë kryetarja e Odës së Mjekëve Zylfije Hundozi e cila tha se mos miratimi i disa akteve nga ana e kësaj Ode ka ndodhur më shumë për shkaqe teknike dhe se Kuvendi i OM do të vendos për to.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.