/2LONLINE/ – Në Goshicë të Vitisë, ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë këtë fshat me fshatin Gërmovë .Punimet në asfaltimin e kësaj rruge që ka një gjatësi prej 350 metrave, sot, i ka inspektuar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili në bashkëbisedim me banorët e fshatrave Goshicë e Gërmovë, ka thënë se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë, pasi pos që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve që jetojnë përgjatë këtij shiriti rrugor, është rrugë që lidhë dy fshatra dhe u mundëson banorëve të këtyre lokaliteteve lidhje më të shpejtë dhe më të lehtë.
“ Qeveria komunale gjatë këtij mandate qeverisës është e përkushtuar që qytetarëve t`iu mundësojnë një infrastrukturë shumë më të mirë se kishin deri më tani, dhe në këtë drejtim vetëm gjatë këtij viti kemi realizuar 130 projekte të ndryshme të infrastrukturës ku përfshihen asfaltime të rrugëve kryesore dhe atyre të lagjeve, shtrirje të rrjeteve të ujësjellësit, rregullim të kanalizimeve etj”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai ka theksuar se në kuadër të këtyre projekteve një rëndësi e veçantë i është kushtuar projekteve që kanë impakt në dy apo më shumë lokalitete siç është ky Project I asfaltimit të rrugës që lidhë Goshicën me Gërmovën , pasi përmes këtyre projekteve numri I përfituesve është më i madh.
“Krahas këtj projekti jemi duke punuar që të realizojmë edhe projektet që lidhin Goshicën me Verbanin, pastaj Gërnmovën me Sllatinë etj”, është shprehur kryetari Haliti.
Banorët e lokaliteteve Gërmovë e Goshicë, janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtij projekti pasi sipas tyre me asfaltimin e kësaj rruge po bëhet një zgjidhje shumë më e mirë për sa I përket lidhjes mes këtyre dy fshatrave si dhe me vetë qendrën komunale të Vitisë. /2L ONLINE/