/2L ONLINE/ – Sot në prezencën e Ministrit Lutfi Zharku, Kryetarit të Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, Zëvendësministrave Fehmi Mujota e Hanefi Muharremi, Nënkryetarit Fatmir Matoshi, zyrtarëve komunal e të Ministrisë së Infrastrukturës dhe qytetarëve të kësaj zone kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Muqiverc – Kranidell.
Ministri Zharku e ka vlerësuar këtë project sit ë rëndësisë së veqantë për Kamenicën dhe është zotuar se ai do të përfundojë sipas planit dinamik. Kryetari Begzad Sinani ka thënë se është I kënaqur me realizimin e kërkesës së Komunës së Kamenicës nga ana e ministrisë, dhe e ka falënderuar Ministrin Zharku për bashkëpunimin e sinqertë.
“Kjo rrugë ka një rëndësi të poasaqme për Kamenicën, do të ndikojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pemtarisë dhe blegtorisë dhe poashtu do të lehtësojë në masë të madhe jetesën e banorëve të këtyre anëve” tha kryetari Sinani,
Rruga 12 kilometra e gjatë do të kushtojë 1 milion e pesëdhjetëmijë euro. /2L ONLINE/