DYLON

Filloi asfaltimi i rrugës “ Gjelbina” në Sllatinë të Poshtme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatin Sllatinë të Poshtme të Komunës së Vitisë, ka filluar sot Asfaltimi i rrugës “ Gjelbina”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e kësaj rruge, ku u pritën nga banorët e këtij lokaliteti që u shprehën të kënaqur me investimin që kjo komunë po bënë në infrastrukturën rrugore të këtij fshati.

Rashit Frangu, nga Sllatina e Poshtme ndër tjerash tha se kjo rrugë është e rëndësishme pasi që në këtë pjesë gravitojnë mbi 25 shtëpi por potencoi se me asfaltimin e saj nxënësit e kanë më afër shkollën e fshatit dhe nuk duhet të sillën rreth e rrotull për të arritur në shkollë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.