Fillimjavë e qetë, aktualisht nuk ka defekte të raportuara apo ndërprerje të planifikuara të furnizimit me ujë
Mirëmëngjes, të nderuar konsumatorë!
Javën e re po e nisim qetë. Aktualisht, nuk kemi defekte të raportuara apo ndërprerje të planifikuara të furnizimit me ujë.
Për çdo ndryshim të gjendjes apo intervenim të nevojshëm në rrjet, do t’ju njoftojmë përmes kanaleve tona zyrtare.
Nëse vëreni rrjedhje apo përballeni me probleme në furnizim të ujit, ju lutemi të na njoftoni në numrin kontaktues +383 44 983 071 ose përmes mesazheve në faqen tonë zyrtare, duke na dërguar lokacionin dhe, nëse është e mundur, një fotografi.
Ju urojmë një javë të mbarë dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin!
KRU “Hidromorava” Sh.A.
