Fillimi i vitit të ri shkollor në kohë pandemie

Fillimi i vitit të ri shkollor në kohë pandemie

Të dashur nxënës, shumë të respektuar prind dhe ju mësimdhënës, kur e përfunduam vitin shkollor 2019/2020 disa në Maj e disa në Qershor shpresonim që vitin e ri shkollor 2020/2021 ta fillojmë më të relaksuar dhe si mundës të epidemisë globale COVID-19.

Por ja që shpresat dhe parashikimet tona nuk dolën siç donim ne, jo vetëm në shtetin tonë të ri por ky armik i fshehur në mesin tonë po thuaj se gjithë njerëzimit ju çrregulloj parashikimet për një fillim të ri të vitit shkollor.

Edhe ne po fillojmë këtë vit shkollor sipas udhëzimeve të ekspertëve shëndetësor dhe atyre të MASHT- it, me vështirësi por që me shpresa të mëdha se shumë shpejt do ta mundim këtë të keqe dhe do te rifillojmë shkollat, punën dhe aktivitetet tjera me plotë elan dhe angazhim maksimal që të kompensojmë gjithë atë që e kemi humbur për këtë kohë të mbylljes gjatë pandemisë.

Ky fillim vit shkollor është edhe më specifik se gjithë të tjerët sepse kur ne do të duhej ti tubonim nxënësit së bashku që të njihen mes vete për rrugëtimin e tyre trevjeçar, ne duhet t’u themi atyre; “Ju lutemi qëndroni së paku 1.5m larg njëri tjetrit”, duhet tu themi se duhet t’ju ndajmë në grupe që mos të krijojmë rrezikshmëri për shëndetin e tyre , natyrisht gjithmonë për të mirën e tyre dhe gjithë neve por sa e vështirë do të jetë se?

Mu në kohën kur ne do te duhej që të planifikojmë shumë gjëra për të ardhmen e fëmijëve- nxënësve tanë, ne duhet të mendojmë si ti ndajmë ata, të mendojmë a po i pastrojnë – dezinfektojnë duart, por ja që ky është realiteti dhe duhet të mësohemi me te.

Jam e bindur se bashkëpunimi institucional kësaj radhe do të funksionoj më mirë se kurrë më parë sepse jemi të gjithë përgjegjës për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Gjithashtu thellësisht jam e bindur se trekëndëshi mësimdhënës – prind – nxënës këtë herë do të fuqizohet më shumë së kurrë sepse është e vetmja mënyrë që të mund të arrijmë sukses.

Ky trekëndësh komunikues shpresoj të jetë edhe qelës i suksesit tonë për ta mposhtur armikun e gjithë botës në këto kohëra të mbylljes nën gëzhojën e pandemisë. Ne – mësimdhënësit do të japim maksimumin dhe nuk do te kursehemi në asnjë moment vetëm e vetëm që të bëjmë fëmijët tuaj dhe tanë të kenë sukses në rrugëtimin e tyre për një të ardhme profesionale dhe të përgjegjshme.

Ju prindër të nderuar do të jeni shtylla mbështetëse statike e pa lëvizshme për ne dhe fëmijët tuaj. Ndërsa nxënësit – fëmijët tanë dhe tuaj shpresoj të angazhohen maksimalisht dhe të mos na lënë asnjë minutë të lirë që të nxënë sa me shumë dije dhe të marrin maksimumin nga ne dy palët.

Jam shumë e bindur dhe e pa luhatshme në këtë bindje se së bashku do t’ia dalim siç është më së miri, dhe në fund do të mburremi qe jetuam në epokën e mundjes së këtij armiku të fshehur dhe të pamëshirshëm. Uroj që porosia ime e ardhshme të jete për t’ju falënderuar dhe për tu mburrur të gjithë ne së bashku me të arriturat tona. /2LONLINE.com/

Me respekt,
Lumnije Tahiri, drejtoresha e shkollës teknike “Mehmet Isai” Gjilan

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE