DYLON

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

Nuk është thënë kot, “dita e mirë shihet në mëngjes”! Fillimi me një orë vonesë i seancës së parë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve ishte paralajmërim i keq i punës së kësaj legjislature!

EkoHigjiena

16 dështime, 16 veprime skandaloze të deputetëve në Kuvend

Mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet vazhduan nga seanca në seancë me dorëheqje të kontestuar e Qeverisë! Aaventurat politike filluan në vazhdimin e dytë të seancës konstituive të Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.

Andaj, jo rastësisht pas dështimit të parë të Kuvendit i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:

1) Si do të zhvillohet loja në Kuvend?!

2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje?!

3) A do të ndodhë mrekullia?!

Zgjedhja e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për shqiptarët e Kosovës!

Megjithatë, nuk ndodhi mrekullia as pas 16 përpjekjeve dhe as që pritet të ndodhë pa vullnet të shumicës shqiptare në Parlament për zgjidhjen e ngërçit politik.

Fillimin e keq dhe vazhdimin akoma më të keq të Legjislatures së 9-të nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj. Pas votimit për mandatet e deputetëve, gjegjesisht pas hedhjes së hapit të parë të verifikimit të mandateve u ngjallë shpresa për një zgjidhje të ngërçit politik.

Por, përseri u vazhdua me avazin e bllokimit të konstituimit të Kuvendit!

LVV-ja si fituese e zgjedhjeve bashkë me partitë rivale, duke e ditur se nuk i kanë votat e mjaftueshme për mandatarin e Qeverisë, e zgjodhën dështimin, për të përfituar në kohë derisa t’i kryej pazaret politike me partitë minoritare për votimin e Qeverisë!

Tashmë të gjithë e kemi kuptuar, se problemi nuk qëndron tek emri i kryeparlamentares, por të sigurimi i votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, vota të cilat aktualisht iu mungojnë dy taborreve politike, të cilët nuk e kemi të drejtën as t’i quajmë pozitë dhe as opozitë pa konstituimin e Kuvendit!

Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht.

Njëherit, kjo është një aventurë e rrezikshme me shtetin si produkt i inateve personale dhe ambicieve karrieriste dhe pushtetore të liderëve partiakë, i përcjellur me veprime antikushtuetuese, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të ardhmen e shtetit.

Kjo klasë e politikanëve të papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e elites intelektuale dhe heshtjes së qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mbase një protestë masive e qytetarëve para dyerve të Kuvendit do të ndikonte sado pak në ndërgjjegjësimin e vetëdijes së deputetëve të rinj, të cilët janë duke i rrezikuar seriozisht mandatet e tyre, për të mos u kthyer më asnjëherë si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Keqardhje për deputetët e rinj, këtë sakrificë nuk janë duke e bërë për ideale dhe as për shtetin, por, për orekset karrieriste të liderëve partiakë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.