DYLON

Filharmonia e Kosovës nderon “Flakën e Janarit 2021”

Filharmonia e Kosovës nderon “Flakën e Janarit 2021”
Avatar photo Redaksia

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, ka mbajtur koncert artistik në hapje të “Flakës së Janarit 2021” në të cilin pasi janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar, janë paraqitur edhe vepra të autorëve të njohur kombëtar.

Kjo orkestër ka ekzekutuar “Fragmente nga Poema Simfonike “Skënderbeu” e kompozitorit Çesk Zadeja e më pas është paraqitur sopranoja Arta Jashari, e cila këndoi këngën e autorëve Sami Piraj e Kreshnik Aliçkajt “Legjendat këndoja me mall”.

“Uvertura shqiptare” e Hajrullah Sylajt ngjalli ngazëllim tek publiku gjilanas, kurse tenori Liridon Sadriu u paraqit me këngën “Unë biri i yt Kosovë”, të Feim Ibrahimit e Valton Beqirit, derisa paraqitje mbresëlënëse pati sopranoja Adelina Paloja, e cila u paraqit me “Agimet shqiptare” të Avni Mulës.

EkoHigjiena

U paraqitën solistët Liridon Sadriu, tenor, Sokol Latifi, tenor, Shipërim Isufi, bas e Endrit Rexhepi, bas që kënduan këngën “Gryka e Kaçanikut” të Endrit Rexhepit e Hajrullah Sylës, derisa këngën e Edmond Zhulalit e Valton Beqirit “Jam Kosovë e Shqiptarisë” e kënduan këngën Arta Jashari, soprano e Liridon Sadriu, tenor. /2LONLIE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.