DYLON

Fiku dhe dobitë e tij mjekësore

Avatar photo Redaksia

Fiku është një frut të cilin e gjejmë lehtësisht gjatë periudhës së verës dhe për një pjesë të madhe, mund të jetë edhe fruti i preferuar. Ai është njohur që në lashtësi për vetitë kurative.

Faraonët e kanë përdorur fikun në trajtimin e shumë sëmundjeve. Fiku përdoret si zbutës për stomakun e shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e dy parazitëve të barkut e stomakut dhe shërimin e mëlçisë. Gjithashtu ky frut ka gjetur përdorim për shërimin e mushkërisë, kanaleve urinare e shumë sëmundjeve të tjera.

EkoHigjiena

Fiku pakëson aciditetet në trupin e njeriut, shmang ndikimin e tij të keq, gjë e cila çon në shfaqjen e sëmundjes së lisë, parandalimin e rrahjeve të zemrës, temperaturës. Ai është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato që ushqejnë me gji foshnjat. Me të mund fashohen tumoret e ashpra dhe përdoret në formë gargareje me lëkurat e shegës.

Gjethet e fikut janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu në rastet dizanterisë dhe pastrimit të veshkave.

Lëngu i fikut është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit si dhe tumoret në mushkëri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.