DYLON

Fijet e Lëmshit politik të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Faktorët aktiv dhe pasiv të tij – /Shkronjat e para të çdo fjalie formojnë një fjali të veçantë që në rastin e këtij artikulli ka shumë pak lidhje me tematikën e tij/
Nga: Arsim KASTRATI, mjek nga Gjilani/

Pdk: partia e diversitetit komandues, kapjës dhe korrupsionit të institucioneve të shtetit të Kosovës;

EkoHigjiena

Eulex: enti i ulët europian i ligjeve dhe i gjykatave për shqiptarët e Kosovës.

Ldk: lidhja e dikurshme demokratike dhe e tashme e kapjës dhe korrupsionit të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Aak: aleanca aktuale ambivalente politike dhe e dikurshme e kapjes dhe korrupsionit të institucioneve të shtetit të kosovës.

Zajednica: autonomia politiko territoriale e serbëve të kosovës – rezultat i trysnisë së BE-së dhe i joseriozitetit politik të qeveritarëve kosovarë.

Gjykata Speciale: institucion i sponzorizur nga pansllavia për të avansuar interesat e Serbisë në Kosovë dhe një nga fitoret serbe të pasluftës. Ne e mundëm Serbine në luftë e ajo po na mundë pas lufte.

Inteligjencia: heshtja që na deklason apo këta janë Opinionistët!;

Ktv: kosovo television of chaos;

Opinionistët: sfondi dekorativ i dekursit politik;

Serbia: “ Bac hala s’u kry”;

Oj Shqipëri oj nëna jonë, thuaja pak ma shumë, zanin ta ndigjojmë!;

VV: din çka don e nuk din çka bon;

Amerika: çlirimtarja dhe protektorja jonë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.