DYLON

FHK shpalli më të dalluarit, Alban Haziri përsëri golashënuesi më i mirë

Avatar photo Redaksia

Federata e Hendbollit e Kosovës, i shpalli më të mirët për vitin 2016, e në këtë mes, edhe Alban Haziri, i Klubit të hendbollit Zhegra për të dytin vit radhazi u shpallë golashënuesi më i mirë në kampionat. Gjithashtu edhe kryetari i KH Zhegra, Bajram Isufi, anëtar bordi i Federatës, pati nderin të ndaj disa mirënjohje për më të dalluarit në referim dhe delegim.

Përndryshe,Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollisti i Besës Famiglia nga Peja, Kastriot Jupa dhe ajo e Prishtinës, Burneta Rama, iu takoi epiteti i hendbollistëve më të mirë të vitit 2016.

EkoHigjiena

Te meshkujt, “Shtatëshja” e vitit: Arbër Curri (KHF Besa Famiglia), portieri më i mirë i vitit 2016; Lindrit Fetahu (KH Trepça), alo e majtë; Deniz Terziqi (KH Trepça), aloja e majtë; Vlerson Zherka (KH Kastrioti), qendra më e mirë; Kastriot Jupa (Besa Famiglia), pivotmeni; Beni Syla (KH Kastrioti), mezoaloja më e mirë; Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia), alo e djathtë; Rron Ramadani (KH Kastrioti), hendbollisti më i mirë në mbrojtje. Alban Haziri (KH Zhegra); golashënuesi më i mirë i vitit 2016. Gjithashtu u shpërblye edhe lojtari Luigj Quni (Zvicër) si lojtari më i suksesshëm i diasporës.

Ndërsa në konkurrencën e femrave shtatëshja e vit: Njomza Kelmendi (KHF Prishtina) Portierja më e mirë e vitit 2016, Aida Stagova (KHF Kastrioti) Alo e majtë,Elma Kameri (KHF Istogu) Mezoalo e majtë më e mirë, Burneta Rama (KHF Prishtina) Qendra më e mirë, Arlinda Krasniqi KHF (Istogu) Pivotmenja më e mirë, Albulena Kelmendi (KHF Shqiponja) Mezoalo më e mirë, Shpresa Fazlija (KHF Kastrioti) Alo e djathtë më e mirë , Shqipe Tahiri (KHF Shqiponja) Hendbollistja më e mirë në mbrojtje, Xhevahire Bajramaj (KHF Shqiponja) Golashënuesja më e mirë , me 212 shënime, gjithashtu u nderua edhe lojtarja Leonora Demaj Danimarkë) Hendbollistja më e suksesshme në diasporë.

Klubet më të suksesshëm u ndan mirënjohje:

KH Besa Famiglia në konkurrencën e seniorëve, juniorëve, kadetëve dhe pionierëve.
KHF Prishtina në konkurrencën e senioreve.
KHF Kastrioti në konkurrencën e kadetëve.
KHF Istogu në konkurrencën e pioniereve.

Gjyqtarët më të mirë të vitit 2016 u zgjodhën dyshja nga Gjakova Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi ndërsa me çmim të veçante u shpërblye edhe vëzhguesi-kontrolluesi Fahredin Hashani i cili vëzhgoi ndeshjet në EURO 2016 në Kroaci si dhe gjyqtarët Arsim dhe Erdoan Vitaku të cilët drejtuan ndeshje në Kampionati Evropian Euro 2016 në grupmoshën U20.

Gjithashtu u nderua edhe qifti i gjyqtareve Arlinda Krasniq-Shkurta Menxhiqi për talentin e tyre dhe perspektivën në arenën ndërkombëtare.

Punëtori sportiv i vitit 2016 u shpall Skender Alija i klubit KHF Shqiponja

Trajneri më i suksesshëm i vitit 2016 u shpall Armben Muqolli i KH Besa Famiglia.
Me mirënjohje u nderuan edhe partnerët, donatorët të cilët përkrahën dhe ndihmuan në avancimin e Hendbollit ata janë:

MKRS (Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit gjegjësisht DS ( Departamenti i Sportit) , VALA, KEP.

Gjithashtu u nderua edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës

Me mirënjohje u nderuan edhe lojtarët dhe lojtaret më të dalluara në grupmoshat e rinjë dhe të reja:

Konkurrenca e fermave:

Puhiza Gashi (KHF Kastrioti), Fatjona Rexhaj (KHF Istogu), Arrita Kursani (KHF Vëllaznimi) Bleona Hashani (Trepça) ,Loreta Berisha (Prishtina)

Konkurrenca e meshkujve

Jon Muqolli (BESA Famiglia), Drenit Tahirukaj (BESA Famiglia) Labinot Gubetini (Vushtrria) , Atdhe Basholli (Trepça), Arti Luzha (Vëllaznimi)

Me mirënjohje për kontributin e dhen në Hendbollin Kosovar u nderuar edhe trajneri nga Mitrovica Imer Selmanaj (Post Mortum) si dhe lojtari i KH Llapi Butrint Bajrami ( Post Mortum).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.