(2LONLINE) – Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka ftuar sot në takim strukturat e Forumit, kryetaret e nëndegëve dhe aktivistet.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë për përgatitjet për tubimin madhështor që do të mbahet shumë shpejt, ku do të ftohen të gjitha delegatet, kryetaret e nëndegëve me të gjitha strukturat dhe pritet që shumë shpejt LDK-së t’i bashkohen kuadra të reja.
Kryetarja e FG të LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se kërkesa e grave gjilanase që të bëhen pjesë e Forumit të LDK është tejet e madhe.
“Kjo tregon se Forumi i Gruas i është i hapur për të gjitha kërkesat e grave në Gjilan që dëshmoi për 3 vite me radhë përkushtimin dhe angazhimin, duke qenë promotor i suksesit të madh të LDK-së në zgjedhjet e fundit. Ky trend do të vazhdoj edhe më tutje me kyçjen edhe të shumë kuadrove të tjera”, ka thënë kryetarja Bunjaku Rexhepi.
Kryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar vazhdimisht se gratë do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe se gruaja në LDK ka hapësirë të madhe për të punuar dhe vepruar. /2lonline/