DYLON

FG i LDK në Gjilan nderon me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe veteranet e arsimit

FG i LDK në Gjilan nderon me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe veteranet e arsimit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Forumi i Gruas ka nderuar me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe veteranet e arsimit.

“Nderuam me mirënjohje familjaret e dëshmorëve të cilat ishin shtylla e qëndresës sonë për lirinë e vendit, si dhe veteranet e arsimit si pishtaret e edukimit nëpër breza dhe kohë të vështira. Kontributi i tyre i pamohueshëm meriton respektin tonë maksimal dhe kjo është vetëm një falenderim modest nga ne”, ka deklaruar me këtë rast kryetarja e FG, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Në këtë takim kanë shprehur fjalë falënderimi Hanife Malaj, gruaja e kolost Rexhep Mala, Nexharije Ajeti, familjare e dëshmorit Bardhyl Ajeti, Hyrije Baftiu, gruaja e dëshmorit Sahit Baftiut dhe nëna e Kastriot Baftiut, sikurse edhe veteranet e arsimit, Ismete Kalalba e Nazmije Hasani.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.