DYLON

FFK uron Dritën për kualifikimin në “play-off” të Ligës së Konferencës

FFK uron Dritën për kualifikimin në “play-off” të Ligës së Konferencës
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)

***

EkoHigjiena

Urime FC Drita për kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka siguruar me plot meritë kalimin në “play-off”-in e UEFA Conference League, pas fitores së thellë 5:0 ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, gjilanasit konfirmuan edhe në ndeshjen e kthimit forcën dhe cilësinë e tyre ndaj rivalit, duke triumfuar bindshëm 5:0 dhe duke siguruar vendin në fazën e “play-off”-it të kësaj gare.

Drita zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 3:0, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera për të vulosur fitoren më bindëse në garat evropiane.

Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve “Intelektualët” për këtë sukses të rëndësishëm, që i sjell nder futbollit të Kosovës në arenën evropiane.

FC Dritës i urojmë shumë suksese në “play-off” ndaj Inter d’Escaldes dhe një tjetër përfaqësim dinjitoz të futbollit të Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.