DYLON

FFK: T’i kthehemi futbollit nga 24 maji!

FFK: T’i kthehemi futbollit nga 24 maji!
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njofton se ka kërkuar nga institucionet që të lejohet rikthimi i futbollit nga 24 maji me dy ndeshje të kupës, ndërsa nga 1 qershori, të vazhdojë kampionati.

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takim me përfaqësuesit e 12 klubeve të Ipko Superligës. Në këtë takim të pranishëm ishin nënkryetari Agim Dibrani, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe shefi i financave, Agim Gashi.

Temë e parë e këtij takimi ishte mundësia e rifillimit të garave, ku sekretari i përgjithshëm i njoftoi klubet se presidenti Ademi është në takimin e përbashkët të federatave me ministren Dumoshi dhe se tashmë FFK-ja iu ka drejtuar me shkresë të gjitha institucioneve që klubeve t’u mundësohet kthimi në stërvitje në mesin e këtij muaji si dhe zhvillimi i dy ndeshjeve gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës më 24 maj dhe rifillimi i kampionatit më 1 qershor, pasi afatet e parapara për rikthimin e aktiviteteve sportive me masat lehtësuese nga Ministria e Shëndetësisë nuk i mundësojnë FFK-së përfundimin e garave në afatet e parapara të UEFA-s.

EkoHigjiena

Sa i përket kësaj çështje përfaqësuesit e të gjitha klubeve ishin unik dhe të pajtimit që nëse pranohen afatet e FFK-së të rifillohet me gara, përndryshe nuk do të ketë mundësi të vazhdimit të kampionatit.

Më tej është biseduar rreth fondeve nga UEFA e FIFA, ku nënkryetari Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Salihu ua kanë sqaruar klubeve se këto fonde janë të përvitshme për projektet e federatave, por këtë herë UEFA ka vendosur që t’ua alokojë këto mjete më herët si pasojë e pandemisë.

Ndërkohë, klubet janë njoftuar se FFK do t’i qëndrojë atyre afër dhe se të gjitha mjetet që do të vijnë nga pako emergjente e Ministrisë së Sportit do t’u përcillen klubeve, derisa KE i FFK-së do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për t’i ndihmuar klubet sërish nga fondet e saj, varësisht se si do të rrjedhë situata me pandeminë dhe nëse do të fillojë apo jo kampionati.

Në fund është diskutuar edhe transparenca e financave, ku nënkryetari Dibrani ka njoftuar klubet se auditimi është bërë dhe bëhet në vazhdimësi, si nga auditorët e brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm nga FIFA e UEFA. Disa nga klubet kanë kërkuar që auditimi të jetë eksternal, me ç’rast nënkryetari Dibrani ka thënë se nëse e lejon ligji do të bëhet edhe auditim mbi auditim, ngase FFK nuk ka çfarë të fshehë dhe gjithçka e bën me transparencë të plotë dhe për këtë i përgjigjet UEFA-s dhe FIFA-s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.