DYLON

FFK organizoi aktivitet me fëmijët që e mposhtin kancerin

FFK organizoi aktivitet me fëmijët që e mposhtin kancerin
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të programit Grassroots, në bashkëpunim me organizatën “Action for Health”, sot, ka filluar një aktivitet të ri, ku në qendër të aktivitetit ishin heronjtë tanë të vegjël, ata që e luftuan dhe e mposhtin sëmundjen e kancerit, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Ata, së bashku me nxënës tjerë të shkollës fillore “Faik Konica”, u argëtuan duke luajtur futboll dhe lojëra të ndryshme me top.

EkoHigjiena

E duke pasur parasysh se tashmë jemi në prag të festave të fundvitit, nuk munguan as dhuratat për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Aktiviteti i parë me këta fëmijë u mbyll me urimin për shëndet të mirë dhe të ardhme të ndritur të tyre, por edhe për të gjithë fëmijët e vendit tonë, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.