• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

FFK: Nuk ka bileta në shitje, mos bini pre e mashtrimeve!

Redaksia 2LONLINE 4 Shtator, 2021 3 min
 FFK: Nuk ka bileta në shitje, mos bini pre e mashtrimeve!

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) edhe një herë sqaron opinionin se vetëm 10 % e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” është e lejuar për pjesëmarrës nga autoritetet e shtetit në ndeshjen Kosovë – Greqi. Në këtë 10% hyjnë: stafi organizativ, tifozeria “Dardanët”, ekipet e të dyja kombëtareve dhe protokolli i shtetit.


Po ashtu e ritheksojmë se nuk ka bileta në shitje, ato të cilat do të shfrytëzohen për të lartpërmendurit do të jepen falas.


Të gjithë ata të cilët pajisen me bileta falas kërkojmë të jenë të përgjegjshëm dhe të mos i keqpërdorin ato.


“Po ashtu, ju ftojmë të gjithëve që të kini kujdes dhe të mos bini pre e mashtrimeve, pasi nuk ka bileta në shitje. Në rast se keni njohuri për keqpërdorim të biletave nga persona të caktuar, ju lusim që t’i denonconi në policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
– Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.
– Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Kërkojmë nga pjesëmarrësit në stadium që të respektojnë masat antiCovid duke mbajtur maskat, duke ruajtur distancën me rregulla të UEFA-së dy karrige të lira në mes. Thyerja e rregullave antiCovid, çon në dënim të FFK-së nga UEFA dhe personat të cilët identifikohen për shkeljen e këtyre rregullave do të penalizohen me largim nga stadiumi.

Pjesëmarrësve në stadium iu kërkojmë që t’i ruajnë biletat e ndeshjes pasi ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë pas ndeshjes gjatë orës policore, thuhet në fund të komunikatës së FFK-së. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Bileta Federata e Futbollit e Kosovës FFK futboll Greqia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Rreth ndeshjeve të përfolura – Ja reagimi i FFK-së

29 Maj, 2023
Sport

Kosova kthehet nga Kampionati Ballkanik i Karatesë për Fëmijë, me nëntë medalje

29 Maj, 2023
Promo

Kompleksi A.R.KATANA – “Because future needs quality”

29 Maj, 2023
Gjilan

Më 1 dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Rreth ndeshjeve të përfolura – Ja reagimi i FFK-së

29 Maj, 2023

Më 1 dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023

Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

29 Maj, 2023

Shkolla e Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan, vendos standard të ri në tërë Kosovën!

29 Maj, 2023

Angazhimet policore lidhur me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne veri të vendit

29 Maj, 2023

Rron Broja do të vazhdojë me Dritën edhe për dy vite

28 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com