DYLON

FFK: Nis kursi i ri për Licencën UEFA B për trajnerë

FFK: Nis kursi i ri për Licencën UEFA B për trajnerë
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes Departamentit të Edukimit e ka nisur kursin e ri për Licencën UEFA B për trajnerë, me gjithsej 24 pjesëmarrës, ndër ta edhe dy vajza, duke dëshmuar interesimin në rritje dhe përfshirjen gjithnjë e më të madhe të vajzave në procesin e edukimit të trajnerëve, njofton FFK.

Ky është kursi i trembëdhjetë me radhë në kuadër të programit të edukimit, gjë e cila paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin profesional të trajnerëve në vendin tonë.

EkoHigjiena

Departamenti i Edukimit njëherësh është duke vazhduar me punën e pandalshme edhe në kurset e licencave tjera. Në vazhdim pritet të organizohen edhe edukimet specifike si UEFA Goalkeeper B Licence dhe UEFA Fitness B Licence, ndërsa shumë shpejt do të fillojë edhe kursi për UEFA Pro Licence, që është një arritje e madhe e FFK-së, e cila brenda një cikli të shkurtër e ka fituar besimin e UEFA-s për organizimin e kurseve dhe dhënien e licencës UEFA Pro.

Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar në ngritjen e standardeve të trajnerëve dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vend, përmes edukimit të strukturuar dhe profesional në çdo nivel, thuhet në fund të njoftimit të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.