FFK ndanë mbi 2 mijë bileta për tifozët anglezë

FFK ndanë mbi 2 mijë bileta për tifozët anglezë

Sipas rregullores së UEFA-së, Federata që organizon ndeshjen në kuadër të kompeticioneve të saj, e ka për detyrim të ndaj minimum 5% të biletave për tifozët e ekipit mysafir.

Sfida ndaj Anglisë që do të zhvillohet në Prishtinë në nëntor, ka zgjuar interesim të madh te tifozët shqiptarë, të cilët qysh tani janë të interesuar për të blerë bileta.

Sipas këtij rregulli, FFK-ja ka pasur detyrim që anglezëve t’ua ndajë 650 bileta, sepse kapiceti i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ është 13 mijë.

FFK-ja ka vendosur që të gjithë tribunën jugore të stadiumit ta vë në dispozicion për tifozët anglezë, apo 2200 ulëse.

KOMENTE