DYLON

FFK, MKRS dhe Komunat dakordohen për bashkëpunim në përmirësimin e infrastrukturës

FFK, MKRS dhe Komunat dakordohen për bashkëpunim në përmirësimin e infrastrukturës
Avatar photo Redaksia

Plani investiv pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë është shpalosur bashkërisht nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në takim me disa prej kryetarëve të komunave të vendit.

Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në selinë e MKRS-së, u diskutuan mundësitë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv., njofton faqja zyrtare e FFK-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast palët u dakorduan që vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunave, që për qëllim ka përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së futbollit.

Ky plan investiv javë më parë është prezantuar nga presidenti Ademi dhe ministri Çeku edhe në takimet me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Krerët e këtyre dy institucioneve u zotuan për mbështetje financiare të këtij plani nëpërmjet FFK-së, i cili parasheh përmbylljen e renovimit të stadiumeve aktuale dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s, njofotn faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.