Fundi i stinorit vjeshtor të kampionatit nuk ka kaluar pa incidente në Ligën e Parë.
Në duelin e xhiros së 16 ndërmjet Vëllaznimit dhe Onix pati tensione dhe konfrontime, derisa është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për t’i vënë gjërat në rend.
Pas këtyre incidenteve Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit e Kosovës me në krye Abdyl Bellopojën ka ngritur procedurë disiplinore ndaj klubit gjakovar dhe personave zyrtar të tyre.
Më poshtë mund të gjeni raportin e KG të FFK-së
Inicime disiplinore
-ndaj ndihmëstrajnerit të Vëllaznimit, Luan Tabaku, me ID:011419M67, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes krijohet një tollovi në fushë në mes të lojtarëve të dy skuadrave, me ç`rast trajneri Luan Tabaku, sillet në mënyrë jo sportive (kap për fyti) lojtarin mysafir në ndeshjen Vëllaznimi – Onix.
-ndaj KF ‘Vëllaznimi’, për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë, persona të paautorizuar hynë në lokalet e KF ‘Vëllaznimi’ dhe kishte tentim përleshje me persona zyrtarë të ekipit mysafir. Kjo ngjarje ndikojë që pjesa e dytë të fillojë me 8 (tetë) minuta vonesë. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas u futen në fushë nga të gjitha anët, disa nga të cilët sulmuan lojtarët mysafirë në ndeshjen Vëllaznimi – Onix.
-ndaj kryetrajnerit të KF ‘Vëllaznimi’ Ekrem Radoniqi, me ID:006747M67, për shkak se në minutën e 62-të, pas ndëshkimit të lojtarit të Vëllaznimit me karton të kuq hyn në fushë dhe me tone të larta refuzonte ta lëshojë fushën, me ç`rast është ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen Vëllaznimi – Onix.
-ndaj lojtarit me nr.55 dhe ID:002274M96 Ardit Vokshi, për shkak se në minutën e 62-të sulmon (grushton) lojtarin kundërshtar dhe pas ndëshkimit me karton të kuq ishte shumë agresiv dhe tentonte t’i sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I njëjti pas përfundimit të ndeshjes nga tribuna futet në fushë dhe sulmon fizikisht një lojtar kundërshtar, në ndeshjen Vëllaznimi – Onix.
-ndaj personit për siguri të KF “Vëllaznimi” Besnik Gojani, me ID:011420M74, për dështim në kryerjen e detyrës zyrtare, hyrje e personave të paautorizuar në lokalet zyrtare dhe në fushë, me qëllim të sulmit ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit mysafir.