DYLON

FFK me njoftim të rëndësishëm për klubet kosovare

FFK me njoftim të rëndësishëm për klubet kosovare
Avatar photo Elife Sherifi

FFK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive ka bërë orarin e kontrollimeve mjekësore për klubet e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.

Ndërkaq, klubet e Ligës së tretë do të njoftohen nga Lidhjet Rajonale për orarin e kontrollimeve mjekësore.

Klubet e Superligës, të cilat ende nuk i kanë përfunduar kontrollimet mjekësore, duhet të kontaktojnë me zyrtarin e QKMS-së, z.Imran Isufi në tel 044 644-570 për detaje më të hollësishme.

EkoHigjiena

Ndërkohë, njoftohen klubet se afati kalimtar veror përfundon në datat e mëposhtme:

IPKO Superliga /  Liga e Parë/  Superliga e Femrave – 16/08/2019

Liga e Dytë  – 27/08/2019

Liga e Tretë / Juniorët / Kadetët / Liga U16 Femrat/ dhe të gjitha gjeneratat nëpër Lidhje Rajonale, deri më 01/09/2019.