Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur ligjëratën kundër kurdisjeve të ndeshjeve në futbollin kosovar. Në këtë ligjëratë e mbajtur nga zyrtari për integritet në FFK, Ejup Osmani të pranishëm ishin futbollistët e grupmoshave 15 deri 19 vjeç të Rajonit të Prishtinës.
Ligjëruesi njëkohësisht zyrtarin për integritet në FFK, Ejup Osmani para të pranishmëve u shpreh se kjo ligjëratë është obligative nga UEFA dhe kjo do të organizohet çdo vit edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndërsa pas përfundimit të kësaj ligjërat Osmani u shpreh se futbolli i Kosovës ka shumë nevojë për ligjërata të tilla.
“Ma merr mendja që është e nevojshme, jo vetëm ky po shpresoj që do ta zgjerojmë seminaret e tilla, për shkak se po e shihni edhe vet se si është ka vijon futbolli jonë, për momentin jemi në rrugë shumë të mirë për mos me i dhënë Federatës tonë kurrfarë lavdate, por besoni që jemi një ndër shtetet ku jemi në 5 shtetet më Fair-Play që luhet futbolli në të gjithë Evropën. Ato do të bëhen shumë shpejt për shkak të informimit të tyre, sepse gjithmonë jemi në kontakte me UEFA-n dhe jemi duke vepruar sipas urdhrave apo sipas tyre”, tha Osmani.
Futbollisti i klubit të futbollit të Prishtinës, Pëllumb Gllogu pas kësaj ligjërate u shpreh se ka mësuar që të mos bëjë trukime të ndeshjeve pasi që dënimet më vonë mund të jenë shumë të mëdha.
“Sot gjatë këtij seminari kemi mësuar se mos të bëjmë trukime të ndeshjeve, që në ato trukime mund të pasojnë, pasoja shumë të mëdha. Në ato trukime mund të marrim një gjë të vogël, por më vonë mund të ndëshkohemi shumë”, tha Gllogu.
Eron Zeka nga shkolla e futbollit 2 Korriku u shpreh se kjo ligjëratë është shumë e nevojshme për të, duke bërë apel për kolegët e tij që të mos jenë pjesë e trukimeve të ndeshjeve.
“Ky seminar është mjaft i nevojshëm që ne të mos jemi pjesë e krimit të organizuar e cila është ndeshja e kurdisur… Jo mendoj sepse kjo ligjëratë na ka ndihmuar shumë dhe besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm që të mos jemi pjesë”, u shpreh Zeka.
Kujtojmë që materiali i cili është prezantuar në këtë ligjëratë është marrë nga UEFA.