DYLON

FFK: Kërkohet ndihma e Policisë në parandalimin e dhunës në futboll

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtues  të Federatës së Futbollit të Kosovës ( FFK), nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu,  janë takuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni,  krejt kjo në kuadër të përpjekjeve të FFK-së që bashkë me Policinë e Kosovës të ndërtohet një strategji për të forcuar sigurinë në ndeshjet e futbollit, veçmas tash pas disa incidenteve që ndodhën në terrenet e futbollit.

Krerët e FFK-së e njohën Maxhuni për vështirësitë e klubeve që të sigurojnë ndeshjet e futbollit dhe me mungesën e dukshme të numrit të vogël të pjesëtarëve të policisë, që për momentin aktual kërkohet një numër më i madh i tyre. Policia e Kosovës do të mund të ndihmonte edhe më shumë FFK-në në mbarëvajtjen e garave, sidomos në aspektin e sigurisë, kur kemi tendenca të shtimit të dhunës dhe huliganizmit në sport.

EkoHigjiena

Në këtë drejtim, krerët e FFK-së kanë kërkuar që të bëjnë bashkërenditjen e veprimeve, ndërmjet klubeve, organeve komunale që të përmirësohet gjendja e sigurisë si dhe të hartohet një strategji e parandalimit të dukurive negative në futbollin e Kosovës në mënyrë që garat të kenë rrjedhë normale.

Nga ana E TIJ drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni u ka premtuar zyrtarëve të FFK-së që Policia e Kosovës, përkundër angazhimeve të mëdha në sigurinë e shtetit, do të bëjë çmos që të shtojë kapacitet e sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe do të ndihmojë FFK-në në kapërcimin e situatave të shfaqjes së dhunës, madje do të kërkohet edhe azhuriteti i Prokurorisë së shtetit, ndaj rasteve, kur kërkohet ndalimi i personave që shkaktojnë incidente dhe dhunë në futbollin e Kosovës. Do të shtohet edhe numri i pjesëtarëve te policisë në ndeshje.

Të dyja palët shprehën nevojën e miratimit të Ligjit kundër huliganizmit që do të ndihmonte në ndjekjen dhe dënimin e huliganëve kudo që ata mund të krijojnë situata që rrezikojnë mbarëvajtjen e ndeshjeve dhe të jetës së njerëzve. Po ashtu bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë edhe takime të tjera në të mirë të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në ndeshjet e futbollit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.