DYLON

FFK-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Katarit

FFK-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Katarit
Avatar photo Elife Sherifi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot, udhëtoi në Doha të Katarit, ku nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Katarit.

Presidenti Ademi në aeroportin e Dohas është pritur nga zyrtarët e FF të Katarit si dhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti, ndërsa në Doha po qëndron me ftesë të Federatës së Futbollit të Katarit.

Në selinë e Federatës së Futbollit të Katarit është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet dy federatave nga nënkryetari i FF të Katarit, Saoud Al Mohannadi (që është edhe nënkryetar i Konfederatës Aziatike) dhe nga presidenti Ademi.

EkoHigjiena

Ky memorandum përmban shumë fusha të bashkëpunimit, nga të cilat do të përfitojë futbolli i Kosovës, si në aspektin sportiv edhe në atë menaxherial dhe të marketingut.

Presidenti Ademi, sonte, do të jetë mysafir special i FF të Katarit në ndeshjen e Superkupës së Konfederatës së Azisë ndërmjet skuadrës nga Egjipti, Zamalek dhe asaj nga Tunisi, Esperance, derisa nesër presidenti Ademi do ta vizitojë institutin e sporteve të Katarit dhe institutin e mjekësisë sportive.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.