DYLON

FFK: Gentiana Fetaj i bashkohet Kosovës

FFK: Gentiana Fetaj i bashkohet Kosovës
Avatar photo Redaksia

Futbollistja e talentuar që jeton në Gjermani, Gentiana Fetaj do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. 19-vjeçarja po zhvillon një karrierë të bujshme në Gjermani dhe vlerësohet si një futbolliste tejet e talentuar, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Ajo deri më tash ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Gjermanisë (U15, U17, U19). Ndërmjetësues në ardhjen e kësaj futbolliste në kombëtaren dardane ishte gjyqtari i njohur dhe bashkëpunëtori i FFK-së, Gani Musliu.

EkoHigjiena

Pas kontakteve të vazhdueshme me presidentin Agim Ademi dhe bisedimeve të gjata me futbollisten dhe familjen e saj, është marrë vendimi që tash e tutje Gentiana ta përfaqësojë Kosovën.

Tani FFK në kohë sa më të shpejtë që është e mundur do ta përgatisë dokuementacionin e nevojshëm për pajisje me pasaportë dhe për licencim në FIFA.

“Ardhja e Gentiana Fetaj do t’i japë impuls Kombëtares A për paraqitje sa më të mira në të ardhmen. Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tash ka regjistruar 23 ndeshje për ekipin kombëtar të grupmoshave të Gjermanisë, derisa aktualisht është pjesë e FC Carl Zeiss Jena”, thuhet në fund të njoftimit të FFK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.