DYLON

FFK e uron Dritën për titullin kampion

FFK e uron Dritën për titullin kampion
Avatar photo Redaksia

“Urime FC Drita titulli i kampionit në Albi Mall Superligë”, thuhet në urimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Në urim tutje thuhet:

EkoHigjiena

Një tjetër sezon i jashtëzakonshëm për klubin gjilanas, i kurorëzuar me trofeun e kampionit pas një rruge të mbushur me përkushtim, cilësi, karakter dhe vazhdimësi gjatë gjithë kampionatit.

Përgëzime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët besnikë “Intelektualët”, të cilët ishin forcë e madhe e skuadrës në çdo ndeshje.

Ky është titulli i pestë kampion në historinë e FC Drita dhe i dyti radhazi, dëshmi e dominimit dhe stabilitetit që kjo skuadër ka ndërtuar tashmë në futbollin kosovar.

Urojmë që FC Drita, si kampione, së bashku me FC Ballkani, FC Malisheva dhe FC Dukagjini, ta përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin e Kosovës në garat evropiane dhe të vazhdojnë të dëshmojnë vlerat e futbollit tonë.

Urime dhe suksese në sfidat e reja!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.