DYLON

FFK e Komuna e Gjilanit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi që ka të bëjë me ndërtimin e fushës së futbollit

FFK e Komuna e Gjilanit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi që ka të bëjë me ndërtimin e fushës së futbollit
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nënshkruar sot një tjetër Memorandum Bashkëpunimi që ka të bëjë me ndërtimin e fushave të futbollit. Projekti i radhës është me Komunën e Gjilanit.

Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, teksa investimi në ndërtimin e fushës do të jetë i përbashkët me Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Ndërtimi i fushës së re në Gjilan vjen si pjesë e programit të FFK-së “Çdo 45 ditë një fushë futbolli”, që synon përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në çdo cep të vendit”.

“Fusha e re që do të ndërtohet në Gjilan do të krijojë kushte dhe mundësi edhe më të mira për klubet, të rinjtë dhe komunitetin sportiv në përgjithësi në këtë komunë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.