Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë, njofton FFK.
Paraqitjet e mira të dy tresheve të deritashme të gjyqtarëve në arenën ndërkombëtare në krye me Genc Nuzën e Besfort Kasumin kanë bërë që krahas rikonfirmimit të tyre me stemën e FIFA-s, sivjet me stemën e FIFA-s të pajiset edhe një treshe tjerët e gjyqtarëve në krye me Visar Kastratin.
Sivjet me stemën e FIFA-s janë pajisur tre gjyqtarë kryesorë, gjashtë asistentë, tre gjyqtarë të futsallit dhe një asistente në futbollin e femrave.
Presidenti Ademi ka përgëzuar gjyqtarët për pajisjen me stemën e FIFA-s, duke vlerësuar si tejet të rëndësishëm rolin e tyre në zhvillimin e garave vendore, por edhe në imazhin që ata po i japin futbollin tonë në ndeshjet ndërkombëtare.
Njëherësh, presidenti Ademi ka kërkuar vendosmëri dhe profesionalizëm edhe më të madh në këtë vit, në mënyrë që t’i ndihmojnë edhe gjeneratat e ardhshme për t’u pajisur me stemën e FIFA-s dhe për të pasur mundësi shijimin e ndarjes së drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.
Edhe sekretari i përgjithshëm, Salihu ka kërkuar nga gjyqtarët përfitues të stemave të FIFA-s vigjilencë dhe punë sa më profesionale në vazhdim, duke mos rënë asnjëherë pre e presioneve të mundshme apo dukurive të ndryshme negative.
Gjyqtarë kryesor
Genc Nuza
Besfort Kasumi
Visar Kastrati
Asistentë
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Imran Kabashi
Besnik Morina
Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Ekrem Franca
Asistente (futbolli i femrave)
Lumturije Muhadri