FFK do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë

FFK do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes me Portugalinë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.

FFK konsideron se propagandimi i një kënge nacionaliste nga futbollistët e Kombëtares së Serbisë, në tekstin e të cilës përmenden dy qytete të vendeve fqinje të saj, Prizreni i Republikës së Kosovës dhe Rumja i Malit të Zi është i papranueshëm.

Ky gjest nxitës dhe nacionalist nuk përkon me vlerat evropiane, por thjesht është pjesë e ëndrrave dhe mendimeve shoveniste dhe iderrentiste serbe. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe kudo vlerësohet për krijim të urave të miqësisë ndërmjet popujve dhe si të tillë duhet ta ruajmë, e jo të shërbejë si mjet propagandues për shovinizëm të tërbuar.

FFK në vazhdimësi është kujdesur për propogandim të vlerave sportive dhe miqësore, prandaj do të kërkojë me ngulm nga UEFA që të dënojë veprimet e tilla, që vijnë nga një ekip kombëtar, i cili futbollin e shfrytëzon për propagandë të mendimeve të prapambetura, thuhet në njoftimin e FFK-së. /2LONLINE.com/

KOMENTE