DYLON

FFK dënon Ismet Munishin për sjellje të padisiplinuar në ndeshje ndaj Dritës

FFK dënon Ismet Munishin për sjellje të padisiplinuar në ndeshje ndaj Dritës
Avatar photo Elife Sherifi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mori disa vendime ku ka ndarë masa ndaj personave të padisiplinuar në ndeshjet e zhvilluara fundjavën e kaluar.

Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pasi është përjashtuar me karton të kuq në sfidën Drita – Ballkani është dënuar me dy ndeshje.

“Për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen Drita – Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit”, ka shkruar disiplinori i FFK-së.

EkoHigjiena

Në anën tjetër futbollisti i Ballkanit, Edmond Turku për përjashtim me karton të kuq dënohet me dy ndeshje moslojë.