DYLON

FFK dënon dhunën ndaj Stivi Frashërit, kërkon që autorët të vihen para drejtësisë

FFK dënon dhunën ndaj Stivi Frashërit, kërkon që autorët të vihen para drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri në fundin e ndeshjes së javës së 27-të të BKT Superligës, Gjilani – Ballkani, që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

FFK ndjehet e shqetësuar me incidentin e ndodhur, teksa i dëshiron shërim të shpejtë portierit Stivi Frashëri.

EkoHigjiena

Kërkojmë nga organet e rendit që të marrin masa të mënjëhershme ndaj personave të tillë të dhunshëm, që me veprimet e tyre po i vendosin njollë të zezë futbollit tonë.

Njëherësh i bëjmë thirrje edhe Prokurorisë që të veprojë sa më parë për t’i vënë para drejtësisë personat që shkaktuan dhunë ndaj portierit Stivi Frashëri.

Po ashtu, kërkojmë edhe nga klubet organizim dhe menaxhim më të mirë të ndeshjeve, pasi është e papranueshme që imazhi i futbolli kosovar dhe i vet klubeve të dëmtohet nga disa individë të papërgjegjshëm dhe të dhunshëm.

FFK kërkon edhe nga komisionet e saj që ta shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë incident, derisa nga të gjithë dashamirët e futbollit kërkojmë distancim nga veprimet e tilla të dhunshme që nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën më të popullarizuar në botë, thuhet në komunikatën e FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.